Loading…

Shkencëtarët kanë zbuluar: Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100 vjeçare

  • 09/08/2022 | 08:26

Shkencëtarët kanë zbuluar: Përse disa duhanpirës arrijnë moshën 100 vjeçare

Edhe pse duhani shkatërron trupin e tyre, ata megjithatë mbijetojnë dhe arrijnë të jetojnë njëqind vjet.


Të gjithë duhanpirësit e dinë që për shkak të shprehive të tyre shëndeti u rrezikohet dhe që rrezikojnë të vdesin në moshë të re. Mirëpo, disa prej tyre, me gjithë rrezikun e tillë, jetojnë gjatë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar që disa duhanpirës përjetojnë moshën e shtyrë, edhe pse pinë duhan, për këtë duhet t’u falënderohen – gjeneve, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët një kohë të gjatë kanë studiuar duhanpirësit të cilët jetojnë gjatë dhe kanë vërejtur që një gjë e kanë të përbashkët – gjenin e jetëgjatësisë.

Atyre këto gjene u mundësojnë të jenë më rezistues ndaj materieve të dëmshme të cigareve.

Ata të cilët i kanë këto gjene kanë njëkohësisht edhe 11 për qind më pak shanse të sëmurën nga ndonjë lloj kanceri.

Te jetëgjatësia e duhanpirësve janë zbuluar një sërë tipash gjenetikë, të cilët janë të njëjtë si edhe tipat te njerëzit të cilët jetojnë gjatë, por që nuk janë duhanpirës.

“Ato gjene funksionojnë në atë mënyrë që nxisin rigjenerim të shpejtë të qelizave dhe nxisin rezistencën më të mirë të tyre ndaj një sërë faktorësh të dëmshëm të cilëve njerëzit u janë të ekspozuar, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit”, konstaton shkencëtari Morgan Levine

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë