Loading…

Shkencëtarët kinezë kontrollojnë diabetin me telefon

  • 02/05/2017 | 10:29

Shkencëtarët kinezë kontrollojnë diabetin me telefon

Shkencëtarët kanë përdorur një smartfon për të kontrolluar aktivitetin e qelizave në trupin e një kafshe. Përzirja e biologjisë dhe teknologjisë, është përdorur për të kontrolluar nivelin e sheqerit në gjak tek minjtë me diabet.


Ideja, e shtjelluar në revistën  ‘Science Translational Medicine’, mund të aplikohet për një varg të gjatë sëmundjesh dhe trajtimesh me ilaçe. Kërkuesit kinezë, thonë ndërkohë se kjo përpjekje mund të hapë rrugën për një erë të re në mjekësi. Hapi i parë, i eksperimentit ishte të ktheheshin qelizat normale në fabrika të gjalla.

Ato u projektuan gjenetikisht për të prodhuar substancën që kontrollin nivelin e sheqerit në gjak, si insulina, por duke reaguar vetëm ndaj dritës. Teknologjia quhet optogjenetikë dhe këto qeliza mund të nisin punën kur ekspozohen ndaj valëve specifike të dritës së kuqe. Këtu ndërhyn teknologjia, një set dritash me wireles dhe një aplikacion në smartfon për t’i kontrolluar ato.

Kërkuesit në universitetin e shangait, implantuan sistemin tek një mi dhe ishin në gjendje të kontrollonin diabetin me një prekje në një touchscreen. Ekipi tha se zbulimet mund të hapin rrugën për një erë të re mjekësie të personalizuar, digjitalizuar dhe globalizuar. Shkencëtarët duhet të marrin vetëm pika të vogla gjaku për të matur nivelin e sheqerit në gjak dhe mbi bazën e tyre mund të përllogarisin sa ilac të çlirojnë brenda kafshëzës.

Qëllimi final është një sistem tërësisht i automatizuar që të dallojë nivelin e sheqerit e më pas të bëjë edhe lëshimin e saktë të kimikateve terapeutike. Ideja është në një fazë të parë të saj, por nuk kufizohet vetëm tek diabeti. Qelizat mund të projektohen në mënyrë që të lëshojnë një seri ilaçesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë