Një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Floridës ka zbuluar një metodë të re për të bërë super bateri, të cilat mund të ndryshojnë mënyrën se si ne karikojmë çdo gjë nga telefonat te makinat.
Ata thotë se ajo do të lejojë paisjet elektronike të karikohen në disa sekonda dhe çdo karikim do të zgjasë për një javë. Kjo super bateri elastike mund të ruajë më shumë energji dhe të karikojë më shumë se 30.000 herë pa u degraduar.
Hulumtuesit studiuan përdorimin e nanomaterialeve për ta përmirësuar atë, e cila në të ardhmen mund të rritë ose edhe zëvendësojë bateritë në paisjet elektronike. Studiues të tjerë kanë provuar edhe formulime me grafen dhe materiale të tjera dy-dimensionale, por me sukses të kufizuar.