Loading…
Shkencëtarët në prag të gjetjes së kurës për HIV
  • 10/12/2018 | 23:28

Shkencëtarët në prag të gjetjes së kurës për HIV

Hulumtuesit nga Universiteti Illinois besojnë se janë një hap afër zhdukjes së plotë të virusit tek pacientët.


Është rikthyer shpresa për miliona pacientë të cilët luftojnë me HIV pasi studiuesit besojnë se janë në prag të gjetjes së një kure për këtë sëmundje.

Aktualisht virusi mund të fshihet në nivele të paidentifikueshme dhe mund t’i shmanget mbytjes – që nënkupton se pacientët asnjëherë nuk mund të konsiderohen se janë kuruar plotësisht.

Mirëpo, hulumtuesit nga Universiteti Illinois besojnë se janë një hap afër zhdukjes së plotë të virusit tek pacientët, transmeton “Alsat M”.

Sipas tyre sulmimi i një gjeni brenda trurit mund ta largojë virusit nga vendet ku fshihet kështu duke e bërë të ndjeshëm ndaj sistemit imunitar dhe ilaçeve.

Këto të gjetura janë cilësuar si shumë premtuese.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë