Loading…

Shkencëtarët paralajmërojnë për variantin e ri të Botsvanës me shumë mutacione

  • 25/11/2021 | 09:44

Shkencëtarët paralajmërojnë për variantin e ri të Botsvanës me shumë mutacione

Shkencëtarët kanë thënë se një variant i ri i Covid-it, që ka “numër jashtëzakonisht të lartë” të mutacioneve, mund të shkaktojë valë të re të sëmundjes duke i shmangur sistemet mbrojtëse të organizmit.


Vetëm dhjetë raste në tri shtete janë konfirmuar përmes sekuencimit të gjenomit, por varianti i ri ka shkaktuar shqetësim serioz te disa hulumtues për shkak të numrit të madh të mutacioneve, që mund ta ndihmojë virusin që ta shmang sistemin imunitar.

Varianti B.1.1.529 ka 32 mutacione në proteinën e virusit që shumica e vaksinave e përdorin për ta nxitur sistemin imunitar kundër Covid-it. Mutacionet në këtë proteinë mund të ndikojnë në aftësinë e virusit për t’i prekur qelizat dhe për t’u përhapur, por edhe t’ia vështirësojë punën qelizave imunitare për ta sulmuar virusin.

Ky variant së pari u vërejt në Botsvanë, shtet në pjesën jugore të Afrikës, ku janë shënuar tri raste. Gjashtë raste tjera janë konfirmuar në Afrikën Jugore dhe një në Hong Kong, te një udhëtar që ishte kthyer nga Afrika Jugore, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Dr. Tom Peacock, virolog në Kolegjin Perandorak të Londrës, tha se “sasia jashtëzakonisht e lartë e mutacioneve sugjeron se ky mund të jetë shqetësim i vërtetë”.

Rastet e para me këtë variant u identifikuan në Botsvanë më 11 nëntor, ndërsa rasti i parë në Afrikën Jugore u regjistrua tri ditë më vonë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë