Loading…
Shkencëtarët thonë se ia kanë dalë ta kthejnë kohën prapa
  • 15/03/2019 | 10:09

Shkencëtarët thonë se ia kanë dalë ta kthejnë kohën prapa

Shkencëtarët nga Instituti moskovit për fizikë e teknologji, me ndihmën e kolegëve të tyre nga Zvicra e ShBA-të, kanë bërë diçka që kundërshton ligjet e fizikës. Ata, me ndihmën e kompjuterit kuantik, ia kanë dalë ta ndryshojnë rrjedhën e kohës, transmeton Gazeta Metro.

Duke përdorur elektronet dhe parimet e mekanikës kuantike, hulumtuesit ia kanë dalë ta kthejnë kohën. Më saktë, kushdo që në atë çast e ka vështruar kompjuterin ka mundur të shohë ngjarjet sikur koha të ishte kthyer për disa sekonda prapa.

Ky zbulim jo vetëm që mund të ndryshojë kuptimin tonë dhe përdorimin e kompjuterëve e mekanikës kuantike, por edhe disa ligje të fizikës.

Ndonëse teknika aktuale është bukur e komplikuar, hulumtuesit shpresojnë se ajo me kohë mund të përmirësohet dhe të bëhet më e besueshme e më precize.

Në hulumtimin e botuar në revistën Scientific Reports thuhet se në hulumtim është përdorur kompjuteri kuantik i IBM-së.

Prijësi i hulumtimit dr. Gordi Lesovik ka thënë se ai dhe ekipi i tij “artificialisht kanë krijuar gjendjen e cila zhvillohet në drejtim të kundërt nga ai në të cilin lëviz shigjeta termodinamike e kohës”.

Gjatë eksperimentit hulumtursit kanë zbuluar se, nëse përdorim vetëm dy kubit (qubit – pjesë përbërëse e kompjuterit kuantik), arrihet sukses në 85 për qind të rasteve. Ndrësa kur shtohet edhe një kubit, paraqiten gabime, prandaj përqindja e suksesshmërisë bjen.

Shkencëtarët shpresojnë se do t’ia dalin të bëjnë një algoritëm, në mënyrë që të përfshijnë më shumë kubitë dhe të zvogëlojnë numrin e gabimeve, përkatësisht të shtojnë precizitetin./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë