Loading…
Shkencëtarët zbulojnë një specie të re njerëzore
  • 11/04/2019 | 23:25

Shkencëtarët zbulojnë një specie të re njerëzore

Shkencëtarët kanë zbuluar një specie të re njerëzore në Filipine. Ata e kanë quajtur “Homo Luzonensis”, nga ishulli Luzon ku u gjetën fosilet 50 mijë vjeçare, transmeton Gazeta Metro.


Karakteristikat e saj fizike janë një përzierje të njerëzve të lashtë dhe atyre që jetojnë sot. Fosilet u përkasin dy personave të rritur dhe një të riu dhe ato përfshijnë eshtrat e gishtave dhe dhëmbëve. Gjithashtu është zbuluar edhe femuri i një fëmije.

“Dhëmbët janë me të vërtetë të vegjël. Masa e dhëmbëve në përgjithësi, ndonëse jo përherë, reflekton përmasën e trupit të gjitarit kështu që ne mendojmë se Homo Luzonensis ka qenë relativisht i vogël”, shprehet Philip Piper, një prej drejtuesve të ekipit që bëri zbulimin.

Filipinet kanë fituar rëndësi të madhe së fundmi për disiplinën e paleontologjisë, pasi vetëm në shpellën ku është gjetur specia më e fundit, pak kohë më parë u zbuluan mbetjet e një rinoceronti të therur, që daton rreth 700 mijë vjet më parë.

Kjo shpjegon se njeriu ishte prezent në Filipine në këtë periudhë, ndonëse shkencëtarët nuk janë në gjendje të sqarojnë se për cilin hominin bëhet fjalë./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë