Loading…

Shkencëtarët zbulojnë qenin parahistorik: I vjetër rreth 18 mijë vjet

  • 03/12/2019 | 09:40

Shkencëtarët zbulojnë qenin parahistorik: I vjetër rreth 18 mijë vjet

Shkencëtarët rusë zbuluan një qenush parahistorik, që besohet të jetë i vjetër rreth 18,000 vjet, transmeton Gazeta Metro.


Qeni u gjet në Lindjen e Largët të vendit, dhe që nga viti i kaluar qëndroi në një grumbull balte të ngrirë, por është ruajtur jashtëzakonisht mirë.
”Ky qen ka të gjithë gjymtyrët, pelagurin madje edhe mustaqet. Hunda është e dukshme. Ka dhëmbë. Ne mund të përcaktojmë për shkak të disa të dhënave se është një mashkull”, tha Nikolai Androsov, drejtor i muzeut në Yakutsk.

Qeni u quajt ‘Dogor’, dhe duket se ka vdekur që kur ishte dy muajsh.

Vitet e fundit, Rusia ka qenë pikë kyçe për shkencëtarët që studiojnë mbetjet e kafshëve antike. Ndërsa ndodh shkrirja e akujve, gjithnjë e më shumë zbulohen mamuthë, qen dhe kafshë të tjera parahistorike.

Kur u zbulua ky qen, shkencëtarët me qendër në Stokholm morën pjesë të eshtrave për të studiuar ADN-në e saj.
”Hapi i parë ishte natyrisht që të dërgonim mostrën për të parë sa e vjetër ishte, dhe kur i morëm rezultatet doli se ishte afërsisht rreth 18,000 e vjetër”, tha Love Dalen profesor i gjenetikës evolucionare.

Sidoqoftë, testet e mëtejshme i lanë shkencëtarët përplot dilema, dhe nuk mund të thoshin përfundimisht nëse ishte qen apo ujk./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë