Loading…
Shkencëtarët zbulojnë ujë për herë të parë në planetin ‘potencialisht të banueshëm’
  • 12/09/2019 | 16:50

Shkencëtarët zbulojnë ujë për herë të parë në planetin ‘potencialisht të banueshëm’

Astronomët kanë zbuluar për herë të parë ujë në atmosferën e një planeti që rrotullohet brenda zonës së banueshme të një ylli të largët.Kjo gjetje  e bën botën – e cila quhet K2-18b – ‘’një kandidate’’ të besueshme në kërkimin e jetës në të.


Brenda 10 viteve, teleskopët e rinj hapësinorë mund të përcaktojnë nëse atmosfera e K2-18b përmban gazra që mund të prodhohen nga organizmat e gjallë.Shkencëtarja kryesor, Prof Giovanna Tinetti nga University College London (UCL), e përshkroi zbulimin si “çmenduri”.

“Kjo është hera e parë që kemi zbuluar ujë në një planet në zonën e banueshme rreth një ylli, ku temperatura është potencialisht e përputhshme me praninë e jetës”, tha ajo.

Planeti i ri është pak më shumë se dyfishi i madhësisë së Tokës – në një kategori planetësh të njohur si një “super Tokë” – dhe ka një temperaturë mjaft të ftohtë për të patur ujë të lëngshëm, midis zero dhe 40C.K2-18b është 111 vite dritë – rreth 650 milion milje nga Toka, shumë larg për të dërguar diçka që do e dëshmonte këtë. Pra, e vetmja mundësi është të presim që gjenerata e ardhshme e teleskopëve hapësinorë të hidhen në treg në vitet 2020 dhe të kërkojnë gazra në atmosferën e planetit që mund të prodhohen vetëm nga organizmat e gjallë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë