Loading…

Shkencëtari i raketave hipersonike ruse del në gjyq, akuzohet për tradhti

  • 02/06/2023 | 14:57

Shkencëtari i raketave hipersonike ruse del në gjyq, akuzohet për tradhti

Fizicienti i njohur rus Anatoly Maslov është duke u akuzuar për tradhti në gjykatën kundër krimeve në Shën Petersburg të enjten, transmeton Gazeta Metro.


Maslov i cili është 76 vjeçar është njëri nga tre shkencëtarët që kanë krijuar raketat hipersonike ruse. Ai ka punuar në një institut në qytetin siberian të Novosibirsk dhe sipas Kremlinit ai është duke u përballur me akuza shumë serioze.

Çështja është klasifikuar si ‘top sekre’t dhe është e mbyllur ndaj publikut dhe mediave ka thënë Gjykata e Shën Petersburgut, raporton The Reuters.

Avokati i Maslov ka qenë i pa qasshëm për komente te enjten kur edhe është mbajtur seanca e dëgjimit.

Sipas një burimi afër shkencëtarit, i cili ka folur për Reuters ai ka pësuar 2 sulme në zemër që nga arrestimi i tij në qershorin e kaluar në Novosibirsk. Maslov ka qenë profesor dhe studiues në Institutin e Khristianovich i cili është një na qendrat më të njohura shkencore të Rusisë.

Pas arrestimit ai ishte dërguar në burgun e Lefortovo në Moskë e cila ka qenë vend i marrjes në pyetje i KGB’së ndërsa tani është transferuar në Shën Petersburg për tu përballur në gjykatë.

Maslov me 3 shkencëtarët tjerë që kanë krijuar raketën hipersonike ruse “Kinzhal” po akuzohen se kanë ndarë sekrete shtetërore me Kinën./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë