Loading…

Shkencëtari infektohet qëllimisht me Covid-19 dhe jep lajmin e keq

  • 01/11/2020 | 00:03

Shkencëtari infektohet qëllimisht me Covid-19 dhe jep lajmin e keq

Një profesor, i cili eksperimentoi mbi veten e tij duke u infektuar me Covid-19, tha se shpresat për një imunitet të tufës janë të kota.


Dr. Alexander Cherpurnov, 69 vjeç, u infektua me koronavirus gjatë një udhëtimi në Francë në shkurt.

Pasi u shërua në shtëpinë e tij në Siberi, pa pasur nevojë për shtrim në spital, ai dhe ekipi i tij mjekësor në Novosibirsk nisën një studim për antitrupat e koronavirusit. Ata zbuluan se antitrupat ulen me shpejtësi

“Në fund të muajit të tretë që isha sëmurë, në trup nuk pikaseshin antitrupa”.

Ai vendosi të shqyrtojë mundësinë e riinfektimit. Në interes të shkencës, ai u bë kavie dhe qëllimisht u ekspozua përballë pacientëve të sëmurë me Covid-19.

Infeksioni i dytë ishte më serioz se i pari dhe ai u shtrua në spital.

“Për pesë ditë, temperatura ishte mbi 39 gradë. Humba shijen dhe aromën. Në ditën e gjashtë, skaneri tregoi se mushkëritë ishin pastruar. Virusi u largua shpejt”.

Konkluzioni i tij është se shpresat për imunitetin e tufës janë të kota. Virusi është këtu për të qëndruar, dhe teksa vaksina mund të japë imunitet, ai do jetë i përkohshëm.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë