Loading…

Shkencëtari rus akuzohet nga Kremlin për tradhti, i dorëzoi sekretet e raketave hipersonike Kinës

  • 24/05/2023 | 17:50

Shkencëtari rus akuzohet nga Kremlin për tradhti, i dorëzoi sekretet e raketave hipersonike Kinës

Drejtori i institutit kryesor shkencor të Rusisë, u arrestua nën dyshimin e tradhtisë së bashku me dy ekspertë të tjerë të kësaj teknologjie dhe akuzohen për dhënien e sekreteve ushtarake Kinës, transmeton Gazeta Metro.


Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar lajmin ekskluziv se shkencëtarët rus që u arrestuan në Rusi në fakt i kanë dhënë material të klasifikuar gjatë një konferencë shkencore në Kinë më 2017, shkruan Reuters.

Akuzat ndaj shkencëtarit rus që u arrestua gushtin e kaluar nuk ishin raportuar më parë. Lidhja kineze i shton vargut të arrestimeve të shkencëtarëve rus me pretendimin se i kanë tradhtuar sekretet në Pekin.

I pyetur rreth akuzave të tre ekspertëve të fundit si dhe për rastet paraprake të tradhtisë të lidhura me Kinën, zëdhënësi i Kremlin Dmitry Peskov tha se shërbimet e sigurisë janë vigjilentë për raste të ’tradhtisë së mëmëdheut”.

Presidenti rus Vladimir Putin në vazhdimësi ka thënë se Rusia është lider botëror në predhat hipersonike, armatim modern me kapacitet të tejkalimit dhjetëfish të shpejtësisë së zërit që anashkalon sistemet mbrojtëse kundërajrore.

Javën e kaluar në Ukrainë gjashtë prej këtyre raketave hipersonike ruse ‘Kinzhal’ u rrëzuan mbi Kiev nga sistemi kundërajror amerikan ‘Patriot’./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë