Loading…

Shkencëtari turk dhe ai izraelit po zhvillojnë një zgjidhje në rast të shpërthimit të ‘bombave të pista’

  • 11/05/2021 | 14:46

Shkencëtari turk dhe ai izraelit po zhvillojnë një zgjidhje në rast të shpërthimit të ‘bombave të pista’

Mjet i shpërndarjes së radioaktivitetit, e njohur si ‘bombë e pistë’, kombinon eksploziv me material radioaktiv, transmeton Gazeta Metro.


Nëse një ‘bombë e pistë’ shpërthen në një zonë urbane, civilët do të ishin në rrezik të ekspozimit ndaj niveleve vdekjeprurëse të rrezatimit radioaktiv. Vlerësimi shpejtë dhe i saktë të elementeve të shfrytëzuara dhe dozës së rrezatimit të pranuar nga çdo individ do të ishte vital në zbritjen e dëmit dhe shqetësimit.

Ekspertët thonë se gjasat e shpërthimit të një bombe të tillë në një lokacion të ngjeshur po shtohen. Megjithatë një ekip i papritur po punon për një zgjidhje të mundshme.

Një onkolog dhe radiolog izraelit nga qendra mjekësore Sheba është lidhur me një grup doktorësh dhe shkencëtarësh nga Turqia, SHBA, Ukraina, Polonia dhe Zelanda e Re për të zhvilluar një ‘dozë metër’ të vogë dhe të lirë – një distinktiv që detekton dhe matë ekspozimin ndaj rrezatimit radioaktiv – për përdorim në rast të emergjencave radiologjike, më saktësisht në rrethina urbane.

Deri tani, përpjekjet më të mëdha në këtë fushë janë përqendruar në përcaktimin e sasisë së absorbuar nga personi. Kjo pajisje do të mund të identifikoj një apo kombinim të ndotësve me rrezatim radioaktiv në një periudhë të shkurtër kohore.

Ekipi është krijuar përmes programit të NATO’s Shkencë për Paqe dhe siguri. Izraeli nuk është anëtar i NATO’së por konsiderohet si shtet partner./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë