Loading…

Shkencëtarja angleze bën paralajmërimin e frikshëm: Do të kemi nga një pandemi çdo 5 vite 

  • 29/09/2020 | 11:45

Shkencëtarja angleze bën paralajmërimin e frikshëm: Do të kemi nga një pandemi çdo 5 vite 

Sally Davies, profesoreshë në Universitetin e Kembrixhit, ka paralajmëruar, me anë të një artikulli në “The Guardian”, se pandemia e radhës është duke ardhur dhe “koronavirusi duhet të na ndihmojë që të përgatitemi” për ta përballuar atë më mirë.


“COVID-19 nuk është as e para dhe as e fundit emergjencë shëndetësore që do të ketë bota. Kolegët e mi vlerësojnë se do të kemi një pandemi ose emergjencë shëndetësore të paktën një herë në 5 vite duke nisur nga tani. Por, mund të jenë edhe më të shpeshta”, shprehet Davies.

Sipas saj, e vetmja mënyrë për t’i bërë ballë kësaj të ardhmje është bashkëpunimi mes shteteve: “Duhet të bashkëpunojmë pa parë shtetësinë e ekspertit apo vendin nga vjen”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë