Loading…

Shkëndija bën tjetër goditje në merkato, transferon futbollistin kroat

  • 04/08/2020 | 19:55

Shkëndija bën tjetër goditje në merkato, transferon futbollistin kroat

Mbrojtësi i majtë Antonio Pavic është futbollist i ri i Shkëndijës. 25 vjeçari ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me ‘kuqezinjtë’ dhe nga e hëna bashkohet me ekipin, transmeton Gazeta Metro.


Kroati 25 vjeçar ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka firmosur kontratë një vjeçare me opsion vazhdimi edhe për një vit tjetër nëse palët ngelin të kënaqura.

Në Tetovë vjen nga Zheljeznicari i Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa duke parë statisikat pritet të jetë vlerë e shtuar për krahun e majtë të repartit defanziv edhe pse paralel shquhet për karakteristika shumë pozitive në fazën sulmuese, njofton klubi tetovar.

“Kam ardhur këtu sepse e di se ambiciet e klubit gjithmonë janë vetë kreu dhe titulli kampion. Kam ardhur sepse është klub i madh dhe lufton për Europë dhe kjo më ka tërhequr. Vlerësoj se është klub i mirë për secilin lojtar edhe si urrë lidhëse për të bërë ndonjë shkallë më shumë në karrierë”, ishin fjalët e para të Antonio Pavic, i cili shton se përveç se ka dëgjuar fjalë më të mira për Shkëndijën, ai ka luajtur një herë kundër kuqezinjëve në barazimin 2:2 në fazën përgatitore në Turqi.

“Kam dëgjuar për Shkëndijën, madje edhe me ish-klubin tim Zheljezniçarin kemi luajtur në përgatitjet në Antalia. Unë di shumë gjëra për klubin, kam pyetur pak dhe prandaj jam këtu, dmth kam dëgjuar vetëm fjalë të mira”, përfundoi Pavic.

Mbrojtësi i majtë dy sezonet e fundit ishte pjesë e Zheljeznicarit në Bosnjë e Hercegovinë, ndërsa ka luajtur edhe me Koper-in në Slloveni, si dhe Istra 1961 dhe Osijek në Kroaci. Pavic bëhet përforcimi i katërt i Shkëndijës në këtë mekrato, pasi paraprakisht me ‘kuqezinjtë’ firmosën me Egzon Bejtullain, Ljupço Doriev dhe Bruno Dita. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë