Loading…

Shkëndija vs Tottenham: Gjoka tha se do të provojnë ta mbajnë larg zonës futbollistët e Mourinhos

  • 24/09/2020 | 12:12

Shkëndija vs Tottenham: Gjoka tha se do të provojnë ta mbajnë larg zonës futbollistët e Mourinhos

Shkëndija kërkon mrekullinë përballë Tottehamit ndeshje kjo e vlefshme për raundin e tretë të Ligës së Evropës, do të zhvillohet sonte në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit. Trajneri i Shkëndisë, Ernest Gjoka, tha se janë përgatitur të përballen sa ma mirë që është e mundshme, por e theksoi se do të bëjnë lojën e tyre duke e bërë me dije se presin të sulmohen nga anglezët, transmeton Gazeta Metro. 


Pas klubeve të rëndësishëm të futbollit evropian si Gent, Milan, Red Bull Salzburg e Rosenborgut, në Shkup, për t’u përballur me kuqezinjtë tetovarë, zbarkon Tottenhami i Jose Mourinhos.

Nga orën 20:00, në stadiumin “Todor Proeski” të Shkupit, “armata” e Ernest Gjokës do të tentojë të bëjë mrekullinë ndaj Jose Mourinhos.

Sa u përket të rejave më të fundit në kampin e kuqezinjve, mbetet jashtë i pafati Armend Halimi.

Mesfushori fillimisht humbi ndeshjen e parë evropiane të kësaj vere me Sumgayi FC, pasi rezultoi pozitiv në COVID-19, ndërsa tani mungon për shkak të kartonit të kuq të marrë në sfidën ndaj Botosanit (0-1).

Tottenhami është emri i dytë i madh i futbollit evropian me të cilin është përballur Shkëndija pas Milanit.

Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka ka thënë se nuk është lehtë të analizohet një kundërshtar si Tottenhemi, ndërsa beson në ekipin e tij që do të jep maksimumin përballë londinezëve.

“Të përgatitësh një ndeshje të një niveli kaq të lartë evropian nuk është e lehtë. Por mendoj që nga eksperienca që kemi, por edhe nga gjëja më kryesore që kemi cilësinë brenda dhe lojtarë që kanë shumë eksperiencë, ta bëjnë punën më të lehtë”.

“Sigurisht ta analizosh një kundërshtarë si Tottenhemi nuk është e thjeshtë, duke i analizuar në detaje çdo lëvizje të tyre tekniko-taktike dhe fizike dhe deri diku e kemi zbërthyer kundërshtarin dhe tashmë presim se si do reagojmë ne në fushë, por edhe sa do mundohemi të bëjmë ne lojën tonë dhe ta largojmë sa më shumë kundërshtarin nga zona jonë”, ka thënë Ernest Gjoka.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë