Loading…

Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ’në serbe, e bastisen kur ndryshoi veprimtaria

  • 01/02/2024 | 22:47

Shkodra: Institucionet kanë qenë në dijeni për OJQ’në serbe, e bastisen kur ndryshoi veprimtaria

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, ka thënë se institucionet kanë qenë në dijeni për ekzistimin e OJQ-së serbe në qendër të Prishtinës, në të cilën të mërkurën janë kryer bastisje nën dyshimin për veprimtari të dyshimta mjekësore.


Shkodra ka thënë se kjo OJQ ka qenë në monitorim.

“Është diskutuar edhe unë kur kam qenë në Qeveri. Ne atë kohë prej pareteve ndërkombëtarë është thënë se ka qenë një organizatë dhe nuk përbënë rrezik. E kanë ditë institucionet dhe është mbajt nën monitorim. Institucionet kanë hetues të mirë AKI është institucion kredibil. Ndoshta pikërisht kur kanë hetuar që kanë filluar me ndryshu veprimtarinë kanë vepru”, ka thënë ai.

Pas bastisjes në një komunikatë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, thuhet se “është konstatuar se në këtë objekt janë duke u ofruar shërbime mjekësore në mënyrë të kundërligjshme, si dhe janë intervistuar dy persona në cilësinë e të dyshuarve dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve”, tha ai në Tëvë 1.

“Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së. Gjithashtu, ju njoftojmë se nga bastisja e realizuar, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë sekuestruar prova materiale të cilat do të shërbejnë në procedurën penale, ndërsa me vendim të Inspektoratit Shëndetësor është mbyllur objekti në fjalë”, thuhet në komunikatë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë