Festivali Ndërkombëtar i Jazz’it do t’i japë një tjetër gjallëri artistike qytetit të Shkodrës. Një ide për vikend të mirë atje.
Për maraklinjtë e Jazz’it, në Shkodër nis festivali ndërkombëtar ‘Shkodra Jazz Festival’ si edicionin i shtatë, që i kushtohet violinistit të madh shkodran, Rrok Jakaj.
Jazz’erët më të famshëm shqiptarë mblidhen për dy netë në Shkodër, më 9 dhe 10 dhjetor ku do të përcillen edhe nga të tjerë të huaj. Ide e mirë ndoshta për ta kaluar vikdenin atje, ku ju pret argëtim bashkë me të gjithë ata që do të kenë fatin të ndodhen në Shkodër këto ditë, do të mund t’a shijojnë muzikën Jazz.
Ky është edicioni i shtatë special që i kushtohet një prej muzikantëve më të rëndësishëm të skenës shqiptare të jazz’it, Markelian Kapedani.
Një dimension i rëndësishëm i festivalit do të jetë edhe këtë vit përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, që këtë radhë do bëhen pjesë e një vepre arti bashkëkohore të artistit- kompozitor Davì Lamastra në kujtim të motrave Mirabal dhe të grave viktima të dhunës. Requiem 4 Mariposas, Shkodra firmos kundër dhunës ndaj gruas.
Artistët e përfshirë në këtë projekt ambicioz do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve Shkodranë, që po formohen në shkollën e muzikës Prenk Jakova, në sallën Gjon Kapidani, ku do të organizohen mësime kushtuar xhazit, transmeton Gazeta Metro.
Festa, e cila do të zgjasë gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të festivalit, do ta arrijë kulmin e saj të vërtetë mbrëmjeve, në lokalet shkodrane, ku muzikantët do të interpretojnë për publikun e qytetit. Kantautori Enrico Ciarlone do prezantojë albumin e tij “Assente”. Eventi u prezantua ditën e enjte në mjediset e Kinema Millennium, në Shkodër. Ashtu si edhe në edicionet e kaluara, nuk mund të mungonin shfaqjet në tempullin e muzikës Shkodrane, Teatrin Migjeni, ku do të zhvillohet koncerti më 9 dhe 10 dhjetor në ora 18:00. Festivali do t’i japë një tjetër gjallëri artistike qytetit të Shkodrës, i cili është i njohur dhe për vlerat e tij të shumta.
Aktivitete të tjera pritet të zhvillohen deri në fund të këtij viti në këtë qyet, ndërsa janë angazhuar dhe të tjerë artistë për të qenë pjesë e tyre. Muzika gjithmonë ka zënë vend në këtë qytet dhe vijon dhe këto mbrëmje të këtij festivali, i cili mbledh rreth tij jo pak muzikantë të njohur./gazetametro.net