Loading…

Shkodran Mustafi drejt largimit, Arsenali i cakton çmimin

  • 23/05/2020 | 14:17

Shkodran Mustafi drejt largimit, Arsenali i cakton çmimin

Mbrojtësi shqiptar, Shkodran Mustafi, sipas të gjitha gjasave do largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror, transmeton Gazeta Metro.


Shkodran Mustafi nuk është në planet e Mikel Artetas për sezonin e ri dhe largimi i tij nga ‘Emirates’ duket i pashmangshëm.

Krerët e klubit londinez janë pajtuar me largimin e tij dhe sipas mediave angleze do kërkojnë mbi 10 milionë euro për shitjen e tij.

Milani dhe Roma besohet të jenë klubet më të interesuara për të siguruar shërbimet e 28 vjeçarit.

Ndryshe, Shkodran Mustafi është pjesë e Arsenalit që nga viti 2016 dhe ka kontratë të vlefshme deri më 2021. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë