Loading…

Shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale, humb 18 vjeçari dibran

  • 23/05/2020 | 15:05

Shkoi në mal për të mbledhur bimë medicinale, humb 18 vjeçari dibran

Një 18-vjeçar, nga fshati Dypajak i Dibrës, është shpallur i humbur nga familjarët që prej ditës së djeshme.


I riu, i identifikuar si Ardian Pali, ishte drejtuar për në Malin e Korabit, për të mbledhur lule medicinale, të cilat dhe i shiste.

Por, ndryshe si zakonisht, herën e fundit që shkoi në mal, ai nuk u rikthye më në shtëpi. Për herë të fundit, Ardiani, është parë në vendin e quajtur “Përroi i thellë”, pranë Rekës së Sipërme.

Familjarët bëjnë me dije për Top Channel, se janë angazhuar vullnetarisht dhe po bëjnë kërkime në të dyja anët e Korabit.

Ata dyshojnë paraprakisht, se familjari i tyre, mund të jetë sulmuar nga egërsirat dhe të ketë ndërruar jetë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë