Loading…

Shkoi për të marrë 33 kg kokainë në port, dënohet me burg shqiptari në Holandë

  • 17/09/2023 | 12:46

Shkoi për të marrë 33 kg kokainë në port, dënohet me burg shqiptari në Holandë

Një 36-vjeçar shqiptar është dënuar me dy vite burg nga gjykata në Middelburg në Holandë.


Në prill, shqiptari tentoi të hiqte 33 kg kokainë nga një kontejner në portin e Vlissingen. Shqiptari u arrestua natën e 16 prillit pasi bashkë me një person tjetër u sollën në mënyrë të dyshimtë në një makinë në Vlissingen-Oost.

Në makinë kishte mjete për të thyer. Çështja ndaj bashkëdrejtuesit të mjetit ndërkohë është pushuar. Dy javë më parë, 36-vjeçari nga Shqipëria deklaroi se vërtet kishte synim të merrte drogë nga një kontenier, por kishte ndërruar mendje, pasi nuk mund të hynte në zonën e portit.

Ai u dënua gjithashtu me 21 muaj burg në vitin 2020 për trafikim të drogave të forta dhe posedim të armëve të zjarrit. Për më tepër, ka ende një dënim prej 200 ditësh për një rast tjetër.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë