Loading…

Shkollat e kryeqytetit me 102 kabinete të reja

  • 04/11/2016 | 13:38

Shkollat e kryeqytetit me 102 kabinete të reja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar për investimet më të reja nëpër shkolla. Përmes një lajmërimi në rrjetin social Facebook kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka bërë me dije se në 3 vitet e fundit janë kompletuar 102 kabinete për shkenca natyrore me mjete pune.

“Gjithsej 32 shkolla janë furnizuar me kabinete të kompletuara në lëndën e biologjisë, 34 me kabinete për kimi, 35 me kabinete për fizikë, si dhe shkolla e mesme e mjekësisë më kabinet për farmaci”, ka shkruar Ahmeti.

shpend-ahmeti-per-kabinetet

 I pari i Prishtinës Shpend Ahmeti me fëmijët e kryeqytetit

 

 

Kjo sipas të parit të Prishtinës është bërë me qëllim që të ketë  kushte sa më të mira pune për arsimtarët dhe nxënësit, ashtu që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Këtë investim zytari për informim në komunën e Prishtinës Adonis Tahiri nga lëvizja Vetëvendosje në një bisedë të zhvilluar me gazetametro.net e cilësoi me rëndësi të madhe në ngritjen e cilësisë së shkollave në komunën e Prishtinës, por edhe në përmirësimin e jetës së kryeqytetasëve në tërësi./gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë