Loading…

Shkollimi i Haki Abazit: I përfundoi apo nuk i përfundoi studimet në George Mason në ShBA?

  • 28/06/2020 | 15:42

Shkollimi i Haki Abazit: I përfundoi apo nuk i përfundoi studimet në George Mason në ShBA?

Haki Abazi i Vetëvendosjes u bë njeriu i dytë në Qeverinë Kurti duke lënë të habitur shumë e shumë analistë dhe opinionistë në Kosovë. Një gjë e tillë iu atribuua përvojës së tij në shoqërinë civile por edhe shkollimit që thuhej ta kishte përfunduar në ShBA. Por, a e përfundoi? 


Haki Abazi del që sapo është bërë me “Master” pasi në profilin në ‘OnFrontiers’ ka bërë të ditur që ka përfunduar studimet në Universitetin e Cumbrias në vitin 2020 e të cilat i kishte nisur në vitin 2018.

Por, cila është e vërteta e shkollimit të tij në ShBA?

Në faqen e Vetëvendosjes, seksioni “profilet”, thuhet që z.Abati ka diplomuar në drejtimin Inxhineri, Shkenca Kompjuterike dhe Menaxhim Biznesi në Universitetin e Prishtinës dhe George Mason në ShBA.”

Por, diçka tjetër thuhet në profilin e tij OnFrontiers, shkruan Periskopi.

Megjithëse listohet Universiteti George Mason, aty tregohet vetëm viti i studimeve, e që është 2001 por jo edhe viti i përfundimit të studimeve. Në vend të këtij viti lihet një pikëpyetje.

Për ta vërtetuar që të dhënat në këtë faqe janë të përditësuara mund ta kuptojmë pikërisht nga vitet e vendosura te Universiteti i Cumbrias ku tregohet për mbarimin e studimeve në vitin 2020.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë