Loading…

Shkrimi i Azem Deliut botohet në revistën polake “Fabularie”

  • 29/06/2019 | 08:58

Shkrimi i Azem Deliut botohet në revistën polake “Fabularie”

Puna e shkrimtarit Azem Deliu edhe njëherë e pa dritën jashtë kufijve shqipfolës.


Këtë herë, teksti i tij “Vajzës së palindur”, është botuar në revistën kulturore polake “Fabularie”.

Kështu ka bërë të ditur vetë Deliu, teksa është shprehur i priviligjuar që emri i tij gjendet mes shkrimtarëve të njohur.

“Kënaqësi e veçantë për mua që revista kulturore polake Fabularie ka botuar tekstin tim “Letër vajzës së palindur”, përkthyer në polonisht nga Agata Rogos. Studiuesen e Universitetit të Varshavës, Katarzyna Tayczinska, e falenderoj për artikullin e shkruar për mua. Nder e privilegj të jem mes emrave të njohur të artit ballkanik si Marina Abramoviç e Lidja Dimkovska, fituese e Çmimit Europian për Letërsi, në kopertinën e këtij numri special për Ballkanin”, ka shkruar Deliu në Facebook.

Tekstin “Vajzës së palindur nga Azem Deliu, mund ta lexoni në këtë LINK.

Azem Deliu është një shkrimtar i ri nga Skenderaj. Libri i tij i parë është “Funerali i shiut” (poezi), por më të njohur e bëri romani “Puthësi i paligjshëm”. Përpos që u kërkua nga lexuesit shqiptarë, ky roman u botua edhe në gjuhën angleze.

Ndërkaq, libri i tij më i fundit është novela “Shënimet e krimbit Smolinski”.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë