Loading…

Shkrimtarët më kontraversë të të gjitha kohërave

  • 13/02/2020 | 15:28

Shkrimtarët më kontraversë të të gjitha kohërave

Gjatë historisë, shumë njerëz kanë preferuar të përcjellin intelektin dhe mendimet e tyre përmes letërsisë. Është një fakt i sigurt se shkrimtarët janë tunduar shumë nga shoqëria, si dhe konteksti shoqëror, por është fakt gjithashtu që disa kohë, disa autorë janë refuzuar nga e njëjta shoqëri pasi kanë eksploruar aspektet e fshehta të saj. TopYaps rendit dhjetë shkrimtarë polemikë që përcollën mendimet e tyre përmes librave dhe romaneve, por u etiketuan si kontraversë.

Gazeta Metro ju sjell listën e tyre.

10. Judy Blume:

E njohur më shumë për shkrimin e njërit prej romaneve më të diskutueshëm për fëmijë dhe të rritur, Judy Blume është një shkrimtare eminente, por e diskutueshme e Amerikës. Romanet e Judy Blume sillen rreth adoleshentëve, duke trajtuar disa çështje siç janë seksualiteti, ekzistenca e Zotit, miqësia, feja dhe tema të tjera tw ngjashme, të cilat konsiderohen ngjitëse për një grupmoshë të caktuar. Pa dyshim, kjo shkrimtare polemike është ndaluar në Shtetet e Bashkuara për të shkruar në mënyrë të pavarur në tema të censuruara, megjithatë librat e saj kanë arritur të tejkalojnë shitjet e 80 milion kopjeve në të gjithë botën.

9. Thomas Paine:

Një nga themeluesit e Shteteve të Bashkuara, Thomas Paine revolucionarizoi botën e mirëfilltë duke shkruar një pamflet deist, “Epoka e arsyes”, e cila sfidon vërtetësinë e Biblës dhe kritikon ashpër metodologjitë e fesë së institucionalizuar. Ky shkrimtar polemik u akuzua për talljen e krishterimit nga intelektualët bashkëkohorë deri në nivelin që ai konsiderohet si një nga figurat më kontraverse në arenën e shkrimit.

8. JD Salinger:

Ndoshta më i njohur për romanin e tij të diskutueshëm “Tërheqësi në thekër”, J.D. Salinger cilësohet si një nga shkrimtarët më të diskutueshëm të shekullit të 20-të, veprat e të cilit çuan peshë vëmendjen e publikut. Personazhet kryesore në tregimet e Salinger ishin përgjithësisht të papërfshirët e shoqërive që kërkojnë lumturi përmes simbolizmit, fesë dhe vetmisë. Për përdorimin e temave të diskutueshme në romanet e tij, Salinger mendohet si shkrimtar kontravers nga shumë kritikë.

7. DH Lawerence:

David Herbert Richards Lawerence ishte një romancier, eseist, poet dhe piktor i shquar i Anglisë i cili, me veprat e tij, fitoi grumbull hakmarrjesh në botë dhe duroi censurimin, së bashku me persekutimin zyrtar. Ky shkrimtar polemik ishte i njohur gjerësisht për nxitjen e disa prej diskutimeve të sinqerta si feja, psikologjia dhe seksi. Gjatë kohës së fundit të vdekjes së tij, reputacioni i Lawerence ishte ai i një pornografi që kishte shkatërruar integritetin e tij artistik, sinqeritetin moral dhe talentin e konsiderueshëm.

6. Taslima Nasrin:

Taslima Nasrin ishte një mjeke në Bangladesh e cila më vonë u shndërrua në një poete dhe autore të zjarrtë. Kjo shkrimtare polemike është kritikuar gjerësisht nga intelektualë dhe disa nga autorët e shquar për talljen e parimeve islame dhe përhapjen e komenteve kundërshtuese dhe predominuese kundër kësaj feje. Që nga viti 1994, Taslima jeton në mërgim në New Delhi, ku punon për të drejtat e njeriut, lirinë e mendimit dhe barazinë për gratë.

5. Volteri:

I llogaritur ndër një nga figurat më eminente të Iluminizmit Francez, Volteri ishte një shkrimtar pjellor por i diskutueshëm, i cili njihet më së miri për mbrojtjen e lirisë në raport me fetë, si dhe për ndarjen e kishës dhe shtetit. Një mbështetës i drejtpërdrejtë i reformës sociale, Volteri kishte fituar polemika që në fillimet e karrierës së tij të shkrimit.

4. Sigmund Freud:

Babai i psikoanalizës dhe një studiues i njohur i mendjes së pavetëdijshme, pikëpamja e Sigmund Frojdit për gratë është ende një temë e nxehtë e debatit. Teoritë e këtij shkrimtari dhe psikologu polemik mbi natyrën femërore janë margjinalizuar nga ekspertë të psikologjisë pasi ato ishin seksiste dhe pseudo-shkencore. Sipas teorisë frojdiane, energjia kryesore motivuese e jetës njerëzore është dëshira seksuale. Pa dyshim, librat e tij konsiderohen si objekt polemikash, por ai ka një ndikim të fortë mbi civilizimin në botën perëndimore gjatë 8-9 dekadave apo më shumë.

3. Salman Rushdie:

Koka legjendare në vargun e shkrimtarëve polemikë modernë, Salman Rushdie erdhi në pah, pasi fitoi Çmimin Booker për romanin e tij të dytë, “Fëmijët e mesnatës”. Është fakt që ky autor i nivelit të lartë të realizmit magjik u bë subjekt i urrejtjes globale pasi nisi romanin e tij të njohur “Vargjet Satanike”. Rushdie u dënua gjerësisht nga grupet islamike dhe autorë të ndryshëm për talljen e Islamit dhe funksionet e tij në këtë roman. Sikur të mos mjaftonte aws kjo, për blasfeminë e tij, u dha një fetva kundër tij nga Ayatollah Ruhollah Khomeini, Udhëheqësi Suprem i Iranit, që e dënonte me vdekje autorin.

2. Mark Twain:

I njohur më shumë si komediani më i madh i epokës së tij, ironitë dhe satirat e Mark Twain shpesh janë konsideruar nga shumë intelektualë si vulgare dhe të pandjeshme. Romani i tij popullor “Aventurat e Huckleberry Fin” u kritikua nga kritikët bashkëkohorë për shkeljen e traditave të demokracisë Amerikane. Shprehjet raciale të përdorura në këtë roman ishin të mjaftueshme për të ndezur polemika gjatë lëvizjes së të Drejtave Civile në Shtetet e Bashkuara.

1. Vladimir Nabokov:

Vladimir Nabokov ishte një autor rus i cili u kritikua gjerësisht për romanin e tij erotik “Lolita”. E konsideruar si një nga romanet më të diskutueshme dhe erotike të shekullit të 20-të, fjala Lolita tani përdoret sinonimisht për të dhënë kuptimin e një seksi të parakohshëm të një vajze. Megjithëse libri ishte skandaloz, ai katapultoi shkrimtarin e debatuar në famë dhe pasuri të jashtëzakonshme.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë