Loading…

Shkrimtari francez që e krahasoi Skënderbeun me Herkulin e lashtësisë

  • 04/07/2020 | 23:22

Shkrimtari francez që e krahasoi Skënderbeun me Herkulin e lashtësisë

Flores Rogatierni ishte një shkrimtar francez i shek. XV, i cili shkroi dramën “Skënderbeu, Heroi shqiptar”, dhe e vendos ngjarjen në vitin 1440. Skënderbeu në këtë skenë paraqitet i shkathët, i bukur dhe i zgjuar saqë arrin të mësojë greqishten, turqishten, arabishten qysh në moshën e adoleshencës.


E krahason Skënderbeun me Herkulin e lashtësisë, pasi mposhti skithin gjigand dhe dy fisnikë rusë, vret luanin e uritur dhe fiton simpatinë e pallatit dhe të ushtarëve.

Këto e bëjnë ziliqar edhe vetë Sulltan Muratin, që e ka halë në sy dhe bëri çmos që ta zhdukë.

Fuqia dhe hija e rëndë e Skënderbeut del në pah edhe në monologun e Muratit:

“Një njeri i vetëm gjendet para meje e më ka zënë sytë më ndjek natë e ditë…Ky njeri që nxiu fatin tim, makar të ish dhe nga gjaku, po është i huaj dhe gjaku i tij është gjak shqiptari”. /KultPlus.com

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë