“Mjaltë në teh” romani i poetit dhe shkrimtarit Romeo Çollaku është nominuar për çmimin Europian të Letërsisë.
Romeo Çollaku është renditur në listën e ngushtë të këtij çmimi të rëndësishëm, European Union Prize for Literature 2017. ka lindur në vitin 1973. Romani “Mjaltë në the” (Honey Blade) i nominuar për European Union Prize for Literature, është romani më i fundit i Romeo Çollakut. Ceremonia e ndarjes se çmimeve do të mbahet në Concert Noble, Rue d’Arlon 82, në Bruksel, më mbrëmjen e 23 Majit të këtij viti.
Është autor i 5 librave me poezi dhe i 4 librave në prozë, i diplomuar pët Letërsi e Gjuhë Shqipe. Çollaku është edhe përkthyes i letërsisë botërore, duke sjellë në gjuhën shqipe 20 vepra nga letërsia greke, franceze, dhe polake. Ai ka fituar disa çmime ndërkombëtare për përkthimet nga viti 2007 deri në 2015-n, ku ndër këto çmime përfshihet edhe një çmim për tregimet e shkurtra në vitin 2010. Shumica e poemave të tij duken si histori të shkurtra dhe një pjesë e tyre është botuar në revistat dhe antologjitë letrare në Angli, Bullgari, Francë, Greqi, Gjermani, Itali dhe Rumani, shkruan Shqiptarja.
Në European Union Prize for Literature 2017 kanë marrë pjesë shkrimtarë nga 12 vende të cilat janë përfshire ne projektin Creative Europe. Ky çmim celebron diversitetin e literaturës europiane duke synuar njohjen e autorëve dhe përkthimin e tyre në gjuhë të tjera të Europës./gazetametro.net