Loading…

Shkrimtari shqiptar: Presioni policor tregon se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë

  • 01/04/2018 | 23:00

Shkrimtari shqiptar: Presioni policor tregon se Shqipëria po rrëshqet në diktaturë

Edhe për shkrimtarin Behar Gjoka, qeverisja e Edi Ramës është duke rrëshqitur në binarë të diktaturës, për qasjen që ka kjo së fundmi ndaj protestuesve kuksianë.


Për shkrimtarin Gjoka, Rruga e Kombit ishte bërë për të bashkuar shqiptarët dhe jo për të ndarë, shkruan gazetametro.net.

“Dialogu dhe jo kërcënimet e qeverisë do të çojnë drejt normalizmit të udhëtimit në Rrugën e Kombit, që u ndërtuar për të bashkuar shqiptarët, e jo per të vënë dogana ndëshkuese”, ka shkruar Gjoka.

Ndërkaq, shkrimtari ka thënë se duhet gjetur qetësia e Qeverisë, pasi sipas tij, këtë e ka edhe detyrë kushtetuese.

“Duhet gjetur qetësia te qeveria, që e ka për detyrë kushtetuese të jetë e qetë, sepse jemi ne demokraci, ku tejkalimi të çon në situata të paparashikueshme. Keni në dorë qeverinë jo përjetësinë e kombit shqiptar!”, ka shtuar ai.

Ndryshe, qytetarët kuksianë protestuan dhe dogjën pikat e vendosura pranë kufirit për të vjelur taksën e rrugës, e cila gjë eskaloi në dhunë./gazetametro.net

Ky është reagimi i plotë i shkrimtarit Gjoka:

Shurdhëria e Qeveriut, presioni policor, e sidomos kur ajo quan barbar popullin e vetë, tregon që politika po rrëshqet në binarë diktature. Veprimet e pamenduara, ngado që vijnë, sjellin situata të ndërlikuara. Mbi protestën që ka në një kërkesë ekonomike, tarifën e lartë, dhe që rëndon jetën e qytetarëve shqiptarë. Po ashtu, ndikon në lidhjen e shqiptarëve në këto troje. Kosovarët janë shqiptarë, janë pjesë e fatit të përbashkët. Flasin gjuhën shqipe, janë të gjakut tonë, janë pjesë e historisë së kombit shqiptar. Dialogu dhe jo dhuna policore. Dialogu dhe jo kërcënimet e qeverisë do të çojnë drejt normalizmit të udhëtimit në Rrugën e Kombit, që u ndërtuar për të bashkuar shqiptarët, e jo per të vënë dogana ndëshkuese. Dhuna ngado që vjen është e dënueshme, dhuna shtetërore, në demokraci është e paligjshme, si dhe me pasojë katastrofale. Qetësia dhe dialogu me gjithë faktorët e interesuar, kthen besimin dhe normalitetin. Qeveria, policia e kanë per detyrë kushtetuese, te ruajnë rendin, por edhe të mos cënojnë të drejtën qytetare, për të protestuar për të drejtat e tyre, për të ndalur vrullin e korrupsionit dhe të abuzimit! Qeveria duhet të ofrojë zgjidhje dhe dialog brenda natyrës së sistemit ku jemi, pra të demokracisë, e jo te mendësisë autoritariste. Duhet gjetur qetësia te qeveria, që e ka për detyrë kushtetuese të jetë e qetë, sepse jemi ne demokraci, ku tejkalimi të çon në situata të paparashikueshme. Keni në dorë qeverinë jo përjetësinë e kombit shqiptar!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë