Loading…

Shkroi mbi 600 libra për fëmijë, por vet ishte nënë abuzive që rrahte fëmijët e saj

  • 06/02/2020 | 09:36

Shkroi mbi 600 libra për fëmijë, por vet ishte nënë abuzive që rrahte fëmijët e saj

Enid Bylton, njëra prej shkrimtareve më të shitura të shekullit 20, ndonëse shkruante letërsi për fëmijë, në fakt i urrente fëmijët. Ajo iu bërtiste fëmijëve të lagjes dhe ishte nënë abuzive me fëmijët e vet, shkruan Gazeta Metro.


Enid Blyton nuk planifikonte asnjëherë se çfarë shkruante, thjesht linte imagjinatën të lirë dhe ndiqte një rutinë kur shkruante: 10 mijë fjalë në ditë.

Shkrimtarja Enid Blyton 

Ndonëse shkruante vetëm për fëmijë dhe gjatë gjithë jetës shkroi mbi 600 libra për fëmijë, të shitura në miliona kopje, Blyton ishte një nënë abuzive, dhe aspak e dashur edhe për fëmijët e lagjes.

Librat e Blyton janë përkthyer në 90 gjuhë të ndryshme, duke e bërë ndër shkrimtaret më të përkthyera në botë, pas vetëm Agata Kristit, Zhyl Vernit dhe Shekspirit.

Për thuajse 3 dekada, rrjeti gjigant BBC nuk i përfshiu librat e saj në emisionet e veta me argumentin se ishin të dobëta dhe se shpesh gjuha e përdorur në ta kishte elemente raciste.

Në vitin 2009, jeta e shkrimtares u bë film me titullin “Enid” dhe me Helena Bonham Carter në rolin kryesor./gazetametro.net

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë