Policia ka kapur në flagrancë dy të dyshuar të cilët shkuan të merrnin para nga një doktor nga Gjilani pasi e shantazhuan.
Emisioni ‘’Drejtësia në Kosovë’’ ka shfaqur pamje të aksionit të Policisë për kapjen e të dyshuarve, shkruan gazetametro.net
Bëhet fjalë për një person mashkull dhe një femër, të cilët kishin shantazhuar një doktor nga Gjilani me anë të disa incizimeve në telefon.
Ata kishin kushtëzuar fshirjen e atyre incizimeve me dhënien e parave nga doktori.
Policia është vënë në veprim kohën kur shantazhuesit kishin shkuar për të marrë paratë, dhe më pastaj ka arrestuar të dyshuarit dhe një person të tretë që ishte i angazhuar për vëzhgimin e terrenit.
Të njëjtit u intervistuan dhe u dërguan në mbajtje për 48 orë. /gazetametro.net