Loading…

Shkuarja e Mustafës në Veri, është detyrë dhe obligim ligjor

  • 02/12/2016 | 20:10

Shkuarja e Mustafës në Veri, është detyrë dhe obligim ligjor

Njohësi i proceseve politike, Belul Beqaj, ka  komentuar vizitën e Isa Mustafës në Veri të Kosovës. Ai për Gazetën Metro, ka thënë se është detyrë dhe obligim i tij ligjor, shkuarja në Veri, andaj nuk duhej të nënshtrohet veprimit ilegal.

“Sikur të ishte hera e parë, do të ishte ngjarje. Kështu, mund të thuhet se ngjarje është sjellja e  kryeministrit që i nënshtrohet veprimit ilegal në vend se të dëshmojë të kundërtën, që është e detyra dhe obligimi i tij ligjor.Nëse ndalimi i ministrit Hoti, kohë më parë, ka qenë ngjarje mediale dhe politike, ndalimi i kryeministrit është lajm”, ka thënë Beqaj.

Bllokimin e rrugës nga serbët e ka quajtur ngjarje që duhet përcillet me përgjegjësi e cila sipas tij po arsyetohet.

“Por, nënshtrimi i tij karshi serbëve që kanë bllokuar rrugën është ngjarje që duhet të përcillet me përgjegjësi ,e cila në vend se të kërkohet, po ‘arsyetohet’ nga kabineti tij duke theksuar se është fat që ka rrugë alternative?!”, ka përfunduar Beqaj./gazetametro.com

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë