Një shofer kosovar është bërë shumë nervoz me veturën e tij BMW, pasi që ajo ka rrëshqitur në borë dhe më pas ka pësuar vetaksident diku në rrugët e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
Gjatë ditëve të fundit në Kosovë temperaturat kanë qenë shumë të ulëta ku edhe ka pasur ngrica në rrugë të ndryshme. Si pasojë e këtyre ngricave dhe borës ka pasur shumë aksidente e disa prej tyre edhe me fatalitet.
Ndërkaq me të rënë borë dhe me të u ulur temperaturat, në rrjetet sociale fillojnë shaka të ndryshme për veturat BMW pasi që njihen si vetura që nuk e kanë forcën, komoditetin dhe rrëshqasin shumë gjatë dimrit.
Së fundi është një shofer kosovar që është shfaqur i nevrikosur me veturën e tij BMW. Në videon e publikuar në “TikTok” e më pas në rrjetet tjera sociale, shihet shoferi duke thënë se BMW nuk bën për dimër pasi rrëshqet shumë lehtë, derisa në pamje tregon se si ka përfunduar ajo nën rrugë.
Video është komentuar shumë, derisa adhuruesit e markës BMW kanë thënë se faji nuk është te vetura por te rruga. //gazetametro.net