Një shofer ka habitur të gjithë në kantonin e Aargau në Zvicër, derisa është shfaqur duke vozitur një veturë BMW kabriolet (pa tavan), në temperatura minus gradë dhe me mot me borë, shkruan Gazeta Metro.
Zvicra është njëri ndër shtetet në Europë që është kapluar nga reshjet e mëdha të borës dhe temperaturat e acarta.
Gjatë ditës së djeshme përveç borës së madhe temperaturat kanë qenë deri në minus 10.
E pikërisht dje një mërgimtar nga Kosova ka fotografuar një shofer me BMW në kantonin Aargau në Zvicër. Ajo qka i ka bërë të gjithë të habiten në rrugë është se shoferi në fjalë ka dalë duke vozitur me veturë kabrioletë apo pa tavan.
Temperaturat veçse kanë qenë minus, ka pasur edhe borë.
Ndryshe sot në këtë rajon temperaturat vazhdojnë të jenë në minus, ku më ulëta pritet të jetë -8 gradë Celsius.
Më poshtë keni fotografinë e cila është hedhur në rrjetin social Facebook.//gazetametro.net