Loading…

Shoferi i autobusit në Gjermani godet kosovarin dhe e fyen në baza etnike

  • 12/03/2017 | 09:04

Shoferi i autobusit në Gjermani godet kosovarin dhe e fyen në baza etnike

Një shofer 50 vjeçar autobusi nga qyteti Dülmen i Gjermanisë duhet të përgjigjet para gjyqit për një fyerje në bazë etnike që i ka bërë një kosovari. Fyerja ka ndodhur të enjten në një stacion autobusi në Osterwick, shkruan azonline.de.


Shoferi duket të ketë qenë i zemëruar me kosovarin nga Rosendali, i cili kishte ndaluar makinën në vendin e ndalimit të autobusit, transmeton albinfo.ch. Fillimisht në mes tyre pati një këmbim fjalësh. Pastaj shoferi e goditi kosovarin në krahë dhe e ofendoi atë duke përdorur shprehje fyerjeje në bazë etnie. Për më tepër, ai bëri  në drejtim të tij një lëvizje të dorës që kuptohet si therje në fyt.

Kundër shoferit është iniciuar procedurë penale. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë