Loading…

Shoferi kosovar poston video qesharake: Me veturë të shokut shkon me ble miell, por i ndodhi kjo

  • 26/03/2020 | 18:35

Shoferi kosovar poston video qesharake: Me veturë të shokut shkon me ble miell, por i ndodhi kjo

Një anëtar i grupit ‘Marakli t’kerreve’ në Facebook, ka postuar një video ku shihet një veturë duke bërë aksident dhe ka shkruar se ia ka marrë veturën shokut që të shkojë të blejë miell, shkruan Gazeta Metro.


Koronavirus i cili deri më tani është paraqitur në 79 raste pozitiv, ka bërë që të gjitha lokalet, restorantet dhe kafiteritë të mbyllen, si masë që të parandalohet shpërndarja e tij. Gjithashtu institucionet kanë kërkuar që qytetarët të izolohen brenda shtëpive.

Kjo ka bërë që shumica prej tyre të dalin dhe të blejnë miell, pasi që është produkti kryesor i të ushqyerit.

Situata të cilën e ka krijuar koronavirus sa është e keqe, shpesh është edhe argëtuese, sidomos blerjet e miellit.

Ka pasur shumë postime në rrjete sociale interesante që lidheshin me miellin.

Së fundi në grupin ‘Marakli t’kerreve’ një anëtarë ka postuar një video qesharake, ku një veturë Pickup shihet duke u munduar të bëj drift, por e pëson duke bërë aksident.

Ky anëtarë ka thënë se veturën ia ka marrë një shokut që të shkojë të marrë miell, pasi që edhe ky tip i veturave përdoret më shumë për bartje të mallrave.

Video ka marrë shumë reagime në këtë grup, por nuk dihet nëse vërtetë ajo është xhiruar në Kosovë.

Më poshtë keni pamjet dhe mund ta vlerësoni vet. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë