Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti i ndodhur mbrëmjen e datës 17 prill të këtij viti në Prizren i ka marrë jetën viktimës pasi u trajtua dy ditë në gjendje të rëndë në QKUK, ku edhe ndërroi jetë më 19 prill.
I dyshuari mashkull K/Shqiptar ka drejtuar automjetin e tij në mënyrë të rrezikshme dhe dyshohet se nuk i ka dhënë përparësi kalimi këmbësorit në kalimin për këmbësorë, duke i shkaktuar lëndime të rënda, njofton Policia, përcjell gazetametro.net
“Viktima dërgohet në QKUK për tretman mjekësor në gjendje të rëndë, ku me 19.04.2017 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në autopsi në mjekësinë ligjore, ndërsa drejtuesi i automjetit arrestohet dhe dërgohet në qendrën e ndalimit me urdhër të prokurorit kujdestar”, thuhet në përfundim të këtij njoftimi. /gazetametro.net