Loading…

Shoferja zvicerane godet me veturë kosovarin 62-vjeçar

  • 13/12/2016 | 23:42

Shoferja zvicerane godet me veturë kosovarin 62-vjeçar

Shoferja 40 vjeçare zvicerane ka goditur mbrëmjen e të hënës në afërsi të stacionit hekurudhor në Turgi, Kantoni Aargau një këmbësor kosovar i cili po kalonte në shiritin për këmbësorë (zebra).

Me këtë rast kosovari 62 vjeçar ka pësuar lëndim të rëndë në kokë dhe ai është bartur urgjentisht me autoambulancë për në spital, njofton policia e Kantonit të Aargaut.

Aksidenti ka ndodhur në orën 18 e 15 ndërkohë që viktima ishte duke shëtitur me një karrocë për fëmijë, dhe sapo ishte duke e kaluar shiritin e këmbësorëve. Foshnja që ndodhej në karrocë, për fat nuk ka pësuar fare, përcjell albinfo.ch njoftimin e policisë.

Prokuroria kompetente ka iniciuar hetime për të ndriçuar rrjedhën e saktë të ngjarjes. Janë marrë po ashtu edhe mostrat e gjakut dhe të urinës të pjesëmarrësve në aksident. Policia e Kantoniot të Aargaut ndërkohë i ka marrë patentshoferin vozitëses që ka shkaktuar aksidentin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë