Kompania italiane Barilla ka lansuar një prodhim të ri të saj, i cili duket se nga froni do ta heqë brendim më të fortë të çokolatës – Nutellan.
Kremi i prefruar për një kohë të gjatë ka qenë i privilegjuar në raftet e supermarketeve, por tash po ballafaqohet me sulmin e rivalit, i cili ka arritur famë në raftet në sektorin e pastave, transmeton gazetametro.net
Barilla, e njohur për nga shpagetat dhe makorant në kutitë e kaltra, vitin e ardhshëm i përgatit goditjen e madhe por edhe sprovën Nutellas, e cila është fenomen global qysh nga vitet e tetëdhjeta, shkruan Reuters.
Nutella, të cilën e ka lansuar Ferrero është e preferuar ndër italianët, por edhe anembanë botës. Kompania shënon shitje vjetore prej mbi dy miliardë eurosh./gazetametro.net