Loading…

‘Shok terapi, s’ka masa gjysmake’: Populisti i djathtë president i Argjentinës, del nga BRICS i Rusisë menjëherë

  • 20/11/2023 | 18:20

‘Shok terapi, s’ka masa gjysmake’: Populisti i djathtë president i Argjentinës, del nga BRICS i Rusisë menjëherë

Javier Milei, një populist i së djathtës, është zgjedhur presidenti i ri i Argjentinës. Mediat botërore e pagëzuan menjëherë si “Trumpi” argjentinas, për shkak të qasjes së tij radikale për të rregulluar  ekonominë e goditur nga inflacioni treshifror, një recesion i pritshëm dhe varfëria në rritje.


Milei shfrytëzoi një valë zemërimi kundër elitës politikës aktuale, duke siguruar një fitore me një diferencë më të madhe se sa pritej. Ai mori rreth 56% të votave kundrejt pak më shumë se 44% të rivalit, ministri peronist i Ekonomisë Sergio Massa.

“Modeli i dekadencës ka marrë fund, nuk ka kthim prapa”, tha Milei pas shpalljes së rezultatit.

“Ne kemi probleme monumentale përpara: inflacion, mungesë pune dhe varfëri,” tha ai. “Situata është kritike dhe nuk ka vend për gjysmë-masa të vakëta”.

Lideri i ri i Argjentinës duket i qartë për orientimin që do t’i japë vendit në politikën ndërkombëtare. Menjëherë pas fitore, Diana Mondino, këshilltare e lartë ekonomike e presidentit të zgjedhur, tha se Argjentina nuk do t’i bashkohet BRICS.

Ftesa për t’u bashkuar me BRICS u miratua në gusht dhe u shtri në Argjentinë, Egjipt, Etiopi, Iran, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Aleanca aktuale përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Por Milei ka kritikuar Kinën dhe Brazilin, duke thënë se nuk do të merret me “komunistët” dhe favorizon lidhje më të forta me SHBA.

Milei premton një terapi shoku në ekonomi. Planet e tij përfshijnë mbylljen e bankës qendrore, heqjen e pesosit dhe uljen e shpenzimeve, reforma potencialisht të dhimbshme që ngjitën te votuesit e zemëruar për gjendjen ekonomike.

Presidenti i ri ka përpara sfida jo të vogla. Ai do të duhet të merret me arkat e zbrazëta të qeverisë dhe bankës qendrore, një program borxhi 44 miliardë dollarësh me Fondin Monetar Ndërkombëtar, inflacionin që ka arritur në rreth 150% dhe një sërë kontrollesh marramendëse të kapitalit.

Milei ka elektorat veçanërisht te të rinjtë, të cilët janë rritur duke e parë Argjentinën të kalojë nga një krizë në tjetrën.

Fitorja e Mileit trondit peizazhin politik dhe udhërrëfyesin ekonomik të Argjentinës dhe mund të ndikojë në tregtinë e drithërave, litiumit dhe hidrokarbureve.

Ndërsa ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Milei do ta bëjë Argjentinën sërish madhështore.

Gruaja e tij tërheq vëmëndjen

Prej disa muajsh ajo është partnerja e një prej liderëve më të mëdhenj politikë në botë, Javier Millay, i cili të dielën u zgjodh president i Argjentinës. Por përveç romancës së saj të famshme, Fatima Flores është një aktore dhe komediane e njohur që prej vitesh ka mbushur teatrot e Argjentinës, kryesisht me performancat e saj ku imiton personalitete të shumta.

Ajo ka marrë pjesë edhe në programe të suksesshme televizive. Madje, edhe kur thirret për intervista televizive, shpesh e pyesin për gjëra intime, dhe mundet, pa ndihmën e maskave apo kostumeve, të mishërojë më shumë se njëzet personazhe, nga aktorët dhe prezantuesit e saj në televizonet argjentinase.

Fatima është emri i saj artistik. Emri i saj i vërtetë është María Eugenia, ajo është 42 vjeç dhe është rritur në Olivos, një lagje në periferi të kryeqytetit argjentinas, ku ndodhet rezidenca presidenciale, raporton CNN .

Pseudonimi i saj, siç ka thënë në shumë intervista, është vendosur nga ajo me sugjerimin e ish-bashkëshortit të saj, Norberto Marcos, të cilin e takoi në Peru kur shkoi në punë në vitin 2001 dhe që deri në fillim të vitit ishte gjithashtu producent i saj.

Pas 22 vitesh lidhjeje, ndarja e tyre në fillim të këtij viti pushtoi programet lokale argëtuese dhe faqet e internetit, ashtu si edhe romanca e saj me presidentin e zgjedhur.

Ishte një javë pas zgjedhjeve paraprake, më 13 gusht, kur u njoftua se ekstremisti Javier Millay kishte një lidhje me Flores.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë