Loading…

Shokohet Barcelona, pëson humbje nga Getafe

  • 17/10/2020 | 23:13

Shokohet Barcelona, pëson humbje nga Getafe

Getafe ka arritur ta shokojë Barcelonën si nikoqire, duke e mposhtur me rezultat minimal, 1-0.


Golin e vetëm të ndeshjes e realizoi Mata në minutën e 56-të nga penalltia.

Përkundër shumë rasteve, gola të tjerë më nuk pati dhe Barca u desh të pajtohej në fund me disfatën, shkruan Periskopi.

Kështu, blaugranët nuk arritën ta shfrytëzojnë humbjen e Real Madridi më herët sot nga Cadizi, duke u befasuar edhe vetë.

Ata mbeten në kuotën e shtatë pikëve në vendin e nëntë, ndërsa Getafe ngjitet në pozitën e dytë me dhjetë pikë, aq sa ka edhe Real Madridi në të parin, por ”mbretërit” kanë goldallim më të mirë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë