Loading…

Shokon Hajdari: Më kërcënuan se do t’i sulmonin prindërit e mi pasi zgjodha Kosovën

  • 02/06/2026 | 09:03

Shokon Hajdari: Më kërcënuan se do t’i sulmonin prindërit e mi pasi zgjodha Kosovën

Futbollisti Albian Hajdari, është një nga futbollistët më të rëndësishëm të kombëtarës së Kosovës.


Që kur veshi fanellën dardane, ai u bë pjesë kyçe e formacionit të trajnerit Franco Foda.

Hajdari po ashtu po tregon formë tejet të lartë në Bundesliga me Hoffenheimin.

Por, 23 vjeçari ka folur sërish rreth vendimit të tij për t’iu bashkuar kombëtarës së Kosovës dhe kështu duke lënë Zvicrën.

Madje, futbollisti ka deklaruar se ka pasur edhe fyerje dhe kërcënime nga zviceranët, transmeton Klankosova.tv.

“Kishte kërcënime dhe fyerje shumë personale. Njerëzit më shkruanin duke më thënë se e dinin ku jetoja unë dhe prindërit e mi. Se do t’i sulmonin prindërit e mi nëse nuk do të isha në shtëpi. Por unë nuk i marr shumë afër zemrës këto mesazhe në rrjetet sociale”, u shpreh Hajdari.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë