Loading…

Shokon virologu francez që fitoi çmimin Nobel: Covid-19 u krijua në laborator, dikush e preku

  • 31/07/2020 | 19:56

Shokon virologu francez që fitoi çmimin Nobel: Covid-19 u krijua në laborator, dikush e preku

Virologu francez, fitues i Çmimit Nobel për fiziologji dhe mjekësi në vitin 2008, për izolimin e virusit HIV, Luc Montagnier, ka pohuar se koronavirusi është një virus natyral, i cili është përpunuar profesionalisht duke iu shtuar efekte dhe si i tillë është artificial, shkruan Gazeta Metro. 


Virologu, Luc Montagnier, në një intervistë për një televizion francez muaj më parë, ka thënë se koronavirus është krijuar në laborator dhe se me të ka pasur manipulime.

“Dikush e ka prekur profesionalisht dhe i ka shtuar virusit që vjen nga një origjinë e minaçorrëve, ose lakuriqëve. Ka shtuar diçka që e bënë këtë virus artificial nga efekti, natyral”, kishte thënë ai.

Ai në intervistën e tij thotë se, nuk e akuzon askënd për këtë, por që nuk e di se pse e ka bërë.

“Virusi nuk ka prejardhje natyrore, ai është vepër e biologut molekular. Nuk është e njohur se për cilin qëllim kjo është bërë. Puna ime është publikimi i fakteve, unë askënd nuk e akuzoj dhe nuk di kush dhe pse e ka bërë këtë. Është e mundur që kanë dashur të prodhojnë vaksinë kundës virusit HIV”, ka supozuar virologu.

Më poshtë keni intervistën e tij dhënë për televizionin francez. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë