Loading…

Shokon Xavi: Thotë se kthimi i Messit në Barcelonë u pamundësua për shkak të Laporta’s

  • 09/03/2026 | 17:17

Shokon Xavi: Thotë se kthimi i Messit në Barcelonë u pamundësua për shkak të Laporta’s

Ish-trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka bërë deklarata të forta duke thënë se rikthimi i Lionel Messi te klubi katalanas dështoi për shkak të presidentit Joan Laporta.


Në një intervistë për një nga mediumet spanjolle, Xavi ka treguar se në vitin 2023 kishte kontakte me Messin dhe gjithçka ishte gati për rikthimin e tij në Barcelonë.

Sipas tij, edhe rregullat e ligës spanjolle e lejonin transferimin, por në fund presidenti Laporta vendosi ta ndalte marrëveshjen.

Xavi shtoi se Messi ishte i gatshëm të rikthehej dhe ideja ishte që ai të mbyllte karrierën në Barcelonë, në një “vallëzim të fundit”, por kjo nuk ndodhi për shkak të vendimit të drejtuesve të klubit, më saktësisht presidenti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë