Loading…

Filmi Shok në kinematë e Panamasë

  • 03/11/2016 | 18:15

Filmi Shok në kinematë e Panamasë

Filmi i metrazhit të shkurtër “Shok’’ është shfaqur në kinematë e Amerikës Latine, respektivisht në Panama. 

Zana Rudi përfaqësuese e Ambasadës së Kosovës në Panama në bashkëpunim me producentët e filmit dhe organizatës “Cine Alternativo” kanë bërë të mundur këtë ngjarje.

Zana Rudi tha se është nder për Kosovën që filmi “Shok” shfaqet për herë të parë në Amerikën Latine, pikërisht në Panama, vend mik i Kosovës, bën të ditur KultPlus.

Rudi shtoi se Panamaja ka hapur dyert e Amerikës Latine për Kosovën dhe ka përkrahur Kosovën ndër vite, për çka Kosova do të jetë përherë mirënjohëse.

Filmi “Shok” i  metrazhit të shkurtër është  filmi i parë shqiptar i nominuar ndonjëherë në çmimet Oscar.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë