Qerim Kelmendi është gjendur i vrarë në fshatin Zahaq të Pejës, ai po dyshohet se fillimisht është ekzekutuar e pastaj ju është djegur vetura dhe trupi i tij brenda saj, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës ka deklaruar se dje gjatë gjatë mesnatës, brenda një veture të tipit ‘Pasat’ është gjetur trupi i djegur i Qerim Kelmendit .
Miku i tij, Lulzim Spahiu përmes një postimi në Facebook, ka akuzuar UBD-në për vdekjen e shokut të tij.
“Kush eshtë ajo dorë e zezë dhe e zgjatur e UDB-së qe shtriu mbi ty miku im Qerim Kelmendi”, ka shkruar Spahiu.
Postimi i plotë i Spahiut:
Vrasje makabre!!!!!!
Kush eshtë ajo dorë e zezë dhe e zgjatur e UDB-së qe shtriu mbi ty miku im Qerim Kelmendi! Ngushllime Familjes, bashkëshortës, shokëve dhe gjithë farefisin!.//gazetametro.net