Loading…

SHOKUESE: Gruevski në foto me personin që përgjaku Parlamentin

  • 28/04/2017 | 12:07

SHOKUESE: Gruevski në foto me personin që përgjaku Parlamentin

Parlamenti i Maqedonisë mbrëmë u përgjak dhe vandalizua kur banditë të VMRO-DPMNE’së hynë në ndërtesë dhe sulmuan duke e gjakosur në kokë liderin e LSDM’së Zoran Zaev, ndërsa lënduan rëndë deputetin shqiptar Ziadin Sela.


E gjithë kjo ndodhi pasi shumica parlamentare zgjodhi për kryetar të Kuvendit deputetin shqiptar të BDI’së Talat Xhaferi, shkruan gazetametro.net.

Një nga udhëheqësit e këtij grupi vandalësh ishte edhe një person që kishte të veshur një maicë të zezë me shenja neo-ustashe në të.

Në rrjetet sociale, tani janë postuar fotografi ku tregohet ky person i shoqëruar me kryetarin e VMRO-DPMNE’së Nikola Gruevski.

Ky huligan i cili bashkë me grupin e tij, disa të maskuar, janë pjesë e një organizate ekstremiste, e afërt me Gruevskin, i cili bashkë me presidentin George Ivanov, po pengojnë koalicionin e partive shqiptare me LSDM’në e Zoran Zaevit, koalicion i cili u premton shqiptarëve avancim të drejtash, sidomos në aspektin e përdorimit të gjuhës shqipe. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë