Loading…

Shoqata e Bankave reagon ndaj grabitjes me armë zjarri në një bankë komerciale në Prishtinë

  • 15/01/2021 | 17:01

Shoqata e Bankave reagon ndaj grabitjes me armë zjarri në një bankë komerciale në Prishtinë

Të martën është grabitur një bankë komerciale nga një person i armatosur duke tronditur stafin dhe klientët e bankës dhe duke kërcënuar ata me armë zjarri.

Kjo grabitje vjen pas një varg sulmesh kriminale që sektori bankar ka pësuar nga grupe dhe persona të cilët ende mbesin në arrati dhe për të cilët nuk ka ndonjë informacion se të njëjtit janë identifikuar apo arrestuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës.

SHBK thotë se veprimtaria e sektorit bankar në Kosovë është duke u cenuar rëndë me këto veprime dhe se situata e sigurisë për këtë sektor ka arritur në nivelet më të ulëta që kemi parë ndonjëherë që nga shpallja e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Shoqata e Bankave të Kosovës kërkon nga autoritetet përgjegjëse që të jenë më të përkushtuara në ndjekjen dhe zbulimin e këtyre rasteve dhe njëkohësisht kërkojmë që institucionet e prokurorisë të jenë më të përkushtuara në nxjerrjen e këtyre rasteve para drejtësisë duke siguruar faktet e nevojshme për të shqiptuar dënime të ashpra të cilat do të dekurajonin këto sulme të cilat cenojnë rëndë jetën dhe pronën në Kosovë.

SHBK thekson se viti që lamë pas ishte viti me më së shumti sulme të armatosura ndaj institucioneve bankare dhe se duhen masa dhe mobilizim shumë më i madh i institucioneve përkatëse për të ngritur nivelin e sigurisë në Kosovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë