Loading…

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës thotë se nuk ka pasur marrëveshje për ngritjen e çmimit të derivateve

  • 26/11/2019 | 20:19

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës thotë se nuk ka pasur marrëveshje për ngritjen e çmimit të derivateve

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës thotë se nuk ka pasur marrëveshje për ngritjen e çmimit të derivateve, shkruan Gazeta Metro.

Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot kanë deklaruar se nuk ka pasur asnjëherë marrëveshje dhe se ka theksuar si marrëzi Raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës.

Komunikata e plotë:

Shoqata e Ndërmarrjeve që merren me qarkullim të naftës, derivate të naftës, gazrave dhe lubrifikanteve, “SHQNGL”, pranë Odës Ekonomike të Kosovës, sot mbajti Kuvendin e saj. Takimi filloi me një minutë heshtje, në shenjë respekti për viktimat e Shqiperisë si pasojë e termetit të sotëm.

Shoqata e Naftëtarëve, pranë OEK-ut, e bashkëndjen dhimbjen me qytetarët e Shqipërisë. Takimi i Shoqatës vazhdoj, ku në mënyrë unanime e kundërshtoi Raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, si dhe theksoi se nuk ka Marrëveshje për çmim dhe nuk ka pasur asnjëhërë Marrëveshje për çmim kartel.

Po ashtu e kundërshton fuqishëm edhe njëherë opinionin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës lidhur me marzhën e fitimit ku ka cekur se është nga 60 deri në 124% fitim në derivate, çka do të thotë se kjo marzhë nuk ka qenë dhe nuk ka ekzistuar asnjëherë në tregun e Kosovës../gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë