Loading…

Shoqata e Naftëtarëve, ultimatum MTI’së: Plotësoni kërkesat ose protestojmë

  • 18/05/2019 | 15:18

Shoqata e Naftëtarëve, ultimatum MTI’së: Plotësoni kërkesat ose protestojmë

Shoqata e Naftëtarëve i ka dorëzuar Qeverisë së Republikës së Kosovës, konkretisht Kryeministrit Ramush Haradinaj dhe Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, një peticion, ku kërkohet plotësimi i disa kushteve. Në rast se këto kushte nuk plotësohen, Shoqata paralajmëron se do të organizojë protestë dhe do t’i drejtohen dhe ambasadave të Quintit.


Kështu, në takimin e fundit të Shoqatës së Naftëtarëve, u diskutuan shumë pika të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë lidhur me problematikën të cilën e sjell nëse hyn në fuqi Udhëzimi Administrativ Nr. 00/2019 MTI, i cili ka të bëjë me kushtet tektonike për import, deponim, shitje me shumicë, shitje me pakicë të karburanteve të naftës dhe pastrim të rezervuarve, përkatësisht tek neni 6, ku specifikohen kushtet teknike për pastrimin e rezervuarve.

“Në qoftë se nuk merren parasysh kërkesat tona, shoqata ka Këshillin Protestues dhe do të vendosë si do të veprojë tutje”, thuhet të jetë thënë në atë takim.

Ndër të tjera, siç shihet në materialin e siguruar ekskluzivisht nga Kosova.info, e që është nënshkruar nga 300 pika karburanti, Shoqata kërkon që pastrimi i rezervuarëve të bëhet çdo 10 vite, pasi ky është standard i Bashkimit Europian, i cili aplikohet edhe nga vendet në rajon. Po ashtu kërkon nga Dogana e Republikës së Kosovës që të kontrollojë cilësinë e derivateve të naftës gjatë importit, pasi kjo është kompetencë e tyre. Ata kanë kërkuar që dhe çmimi i kalibrimit duhet të mbetet 10 € për një pikë rrjedhëse (pishtole) e jo 20€.

Për më tepër shikoni peticionin, të cilin e kemi siguruar:

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë