Loading…

Shoqëria e vërtetë: Winslet shpërthen në lot kur takohet me DiCaprion

  • 24/12/2021 | 17:34

Shoqëria e vërtetë: Winslet shpërthen në lot kur takohet me DiCaprion

Kate Winslet nuk do ta braktisë kurrë miqësinë e saj me Leonardo DiCaprio. Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 vjet që kur “Titanic” bëri debutimin, 46-vjeçarja ka vazhduar të mbajë kontakte me aktorin. Në një intervistë me “The Guardian”, Winslet tregoi se së fundmi u takua me DiCaprion në Los Angeles për herë të parë në tre vjet – një ribashkim që më parë ishte bërë i vështirë për shkak të kufizimeve të rrepta COVID-19.


Dhe ashtu si fundi tragjik i filmit të James Cameron, takimi ishte prekës.

“Nuk mund të ndaloja së qari. Unë e njoh atë për gjysmën e jetës sime!”, tregoi Kate.

“Nuk është se e kam gjetur veten në Nju Jork ose ai në Londër dhe ka pasur një shans për të ngrënë darkë ose për të pirë një kafe. Ne nuk kemi mundur të largohemi nga vendet tona. Ashtu si shumë miqësi në mbarë botën, na ka munguar njëri-tjetri për shkak të COVID”, vazhdoi fituesja e çmimit “Oscar”
Duke e quajtur aktorin një “mik vërtet të ngushtë”, ajo shtoi: “Ne jemi të lidhur për gjithë jetën”.

Winslet u takua me DiCaprion në vitet ’90 ndërsa punonte për filmin “Titanic”. Ata u bashkuan përsëri për “Revolutinoary Road” të 2008-ës, duke luajtur një çift të martuar që po luftonte për marrëdhënien e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë